"Maria do të vendosë çadrën te plazhi im privat, ankohet për çmimin e lartë"

“Maria do të vendosë çadrën te plazhi…

Pronari i një biznesi në Radhimë i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast të pazakontë me një pushuese, e cila sipas tij hyn në plazhin privat të paguar nga ai, dhe tenton të vendosë çadrën e pushimit.

Sipas denoncuesit, zonja Marie, ka tentuar disa herë që të vendosë çadrën e saj në hapësirën që është ndarë për plazh privat, dhe ku pronari i strukturës akomoduese ka vendosur disa çadra që jepen me qira për pushesit e tjerë. Në fakt sipas denoncuesit, plazhi publik ndodhet vetëm 50 metër më poshtë, por zonja këmbëngul për të vendosur çadrën në zonën private në mënyrë të pakuptueshme.

Denoncuesi tregon se zonja që bën sikur do të respektojë ligjin, është pronare e disa apartamenteve në Tiranë, të cilat i lëshon me qira pa paguar asnjë taksë.

Denoncimi i plotë:

Persh JOQ. Me bene shume pershtypje nje raste shume i cudecim me emer e mbiemer. Marie Selmanaj alias Mbarime e cila me pretekstin se si qytetare do te vendosi cader ne zonen e plazhitme gjithse parcela shtetrore as 50m large eshte e miratuar edhe ankohet per cmimet e larta. Kjo rezulton pronare e “Planeti Qira” edhe ne Tirane ka 36 apartmente ne zona shume te shtrejta edhe me qira qe spaguan as nje takse edhe qe bene sikur do te behet shteti e te repktoj ligjet, po as nje fature….kjo zonje shkruan ne portalin qeveritare se ska ku te  vere cadren verifikoni rastin….sepse kjo zonje qe ankohet dilka se paska edhe jahte ….po ju nis e foto qe bene foto nga te gjitha drejtimet… DHE SHPIA QE KA NE SHITJE E SHET ME 4000£ M2

JOQ Albania pati një komunikim me gruan e akuzuar, e cila i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se ka kërkuar që çadrën ta vendosë në hapësirën publike 8 metër nga vija bregdetare. Sa i takon çështjes së apartamenteve në Tiranë, zona Marie thotë se i ka të gjitha me kontrata.

S’është e vërtetë. Unë kam folur dhe me ministren Mirela Kumbaro, dhe më ka thënë që ke të drejtë ta vendosish çadrën në hapësirën 8 metër nga vija bregdetare. Unë nuk dua t’i hyj në pronë atij, dua të rri aty ku më lejohet. Apartamentet i kam dhënë me kontrata noteriale te të afërmit e mij,” tha zonja në një bisedë telefonike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit