Marijuana mund të renditet në listën e ilaçeve me rrezik të ulët

Marijuana mund të renditet në listën e…

Drogërat vrasin! Ky është apeli që bëjnë mjekët, psikologët dhe ekspertë të tjerë të fushës. Në gjithë botën, shifrat e përdoruesve që marrin trajtime apo kanë fund tragjik janë në rritje. Por një studim i fundit, ka përjashtur marijuanën nga lloji i drograve që shkakton dëme.

Marijuana i plotëson kriteret për t`u klasifikuar si drogë me potencial më të ulët për abuzim se të tjerat, ndërsa ka dhe mbështetje shkencore për përdorimin e saj si trajtim mjekësor, thonë studiues nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Raporti i paraqitur prej tyre e mbështet riklasifikimin e saj si substancë të Tabelës III. Marijuana aktualisht klasifikohet si pjesë e Tabelës I, thotë CNN. 

Në dokumentet e FDA, të cilat janë bërë publike edhe në internet, theksohet se janë vlerësuar provat shkencore dhe mjekësore, dhe për shkak se nuk ka rrezikshmëri, u kërkua edhe rikategorizimi i marijuanës.

Hulumtuesit e FDA argumentojnë se ky rekomandim bëhet për shkak se marijuana plotëson tre kritere: Ka potencial më të ulët për abuzim se substancat e tjera në Tabelat I dhe II, ka përdorim mjekësor te pranuar aktualisht në SHBA dhe një rrezik të ulët ose të moderuar të krijimit të varësisë fizike nga personat që abuzojnë me të. E thënë ndryshe, sipas FDA, marijuana mund të sjellë më tepër dobi në jetën e njeriut, sesa dëme.

Sipas studimeve të fundit, përbërësi kryesor aktiv i marijuanës (kanabis), është i rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve autoimune. Marijuana shihet si shpëtim edhe oër sëmumdjet e: HIV-AIDS, alzheimer, artriti, astma, kanceri, dhimbjet kronike, sëmundjet e zorrëve, epilepsia, glaukoma dhe skeleroza multiple.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit