Mark Marku flet pa dorashka, tregon bisedën me Bashën pas humbjes së zgjedhjeve

Mark Marku flet pa dorashka, tregon bisedën…

Pedagogu Mark Marku ka folur lidhur me vendimin e tij për të dorëzuar mandatin e deputetit, për t’u larguar nga Partia Demokratike dhe nga çdo angazhim politik. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Marku tha se fillimisht ka qenë kundër dorëheqjes së Bashës pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, por pohoi se ishte kundër zgjedhjeve në parti dhe mbajtjes së kongresit në një kohë aq të shpejtë.

Pjesë nga intervista në studio

Fevziu: Keni biseduar më Bashën pas zgjedhjeve dhe rezultatit negativ?

Marku: Kam biseduar vetëm për vetëm disa herë dhe u hap fjala që do jepte dorëheqjen dhe i thashë: Mos jep dorëheqje ke detyrë të çosh partinë deri në një moment X. I thashë: Do duhet që të përgatitemi mirë. PD vërtet ka fituar më shumë vota, por humbja për herë të tretë e rëndonte situatën e PD. Jemi në një sitisatë të rëndë dhe duhet të ndryshojmë. Nëse shoqëria nuk ndryshon duhet të ndryshojmë ne.

Fevziu: Reagimi?

Marku: Si përherë Basha është komod në biseda, problemi është tek rezultati. Ideja ime ishte të mos bëheshin zgjedhjet shpejt, sepse do të harrohej ajo që ndodhi në zgjedhje, nuk mund të luftohej paralelisht edhe të denoncoje vjedhjet e zgjedhjeve edhe të organizoje zgjedhje në parti. Isha kundër kongresit në një kohë aq të shpejtë sepse PD është në një fazë që duhet të bëjë disa analiza, duhet të bëjë analizën e këtyre zgjedhjeve, por edhe analizën 30 vjeçare. Isha që kongresi të bëhej ngadalë, të përgatitej mirë, të hapej një debat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit