Mark Zuckerberg, një nga tre njerëzit më të pasur në botë/Mbi 100 miliard dollarë pasuri

Mark Zuckerberg, një nga tre njerëzit më…

Mark Zuckerberg, sipërmarrësi amerikan i teknologjisë dhe filantropist, i cili njihet si bashkëthemeluesi i shumë rrjeteve sociale, u bë i njohur shumë shpejt në të gjithë botën.

Gjithashtu ai u fuqizua shumë duke u berë një biznesmen me famë botërore. 

 Marku ka siguruar vendin e tij në klubin e centibiliarderëve, krahas Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Pasuria e 36-vjeçarit kaloi për herë të parë 100 miliardë dollarë.

Aksionet e Facebook u rritën, pasi u njoftua se kompania do të nisë një projekt që konkurron platformën TikTok, për ndarjen e videove.

Indeksi i Miliarderëve Bloomberg, njoftoi lajmin menjëherë pasi Facebook njoftoi pjesëmarrjen në Instagram Reels.

Projekti ka ardhur pasi Presidenti i SHBA Donald Trump, kërcënoi të ndalojë TikTok, aplikacionin në pronësi kineze që ka fituar shumë popullaritet vitet e fundit jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën.

Vendimi i Trump thotë se Amerika duhet të ndërmarrë veprime agresive kundër pronarëve të TikTok për të mbrojtur sigurinë kombëtare, pasi e ka akuzuar atë si progaramspiunazhi nga qeveria kineze.

TikTok ka mohuar çdo pretendim se të dhënat e përdoruesve mund të raportohen në Kinë ose të përdoren për ndonjë gjë të keqe.

/Burimi: Ladbible/Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit