Marko e quan Mikelën “thatuqe”: Prisja takim nga ajo, konkurrentja bën piruetën në mes të studios

Marko e quan Mikelën “thatuqe”: Prisja takim…

Një puntatë e mbushur me tensione e debate ka qenë sot në Përputhen.

Ishte radha e takimit mes Toles dhe Markos, i cili duhet thënë që nuk la konkurrent pa komentuar.

Marko në takimin me Tolen e quajti Mikelën thatiqe, ndërsa kjo e fundit doli në mes të studios dhe i bëri një piruetë për t’i treguar linjat trupore.

“U habita në fakt se prisja takim nga ajo thatuqa, Mikela. Nuk më pëlqeu mënyra si e ka bërë zgjedhjen e takimit. Ajo ka bërë rolin e mamit në takime. Ka thënë që dua burrë me rr dhe ka dalë në takime me fëmijë”, tha Marko.

Ndërsa Mikela u përgjigj: “S’jam thatuqe, ndoshta s’më ke parë mirë, po të bëj një piruetë. Jam shumë në rregull me format që kam.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit