"Marku më la për vajzën time 18-vjeçe" gruaja: Tani kanë 2 fëmijë bashkë

“Marku më la për vajzën time 18-vjeçe”…

40-vjeçarja Tiffany ka zbuluar se ish-bashkëshorti i saj ka krijuar familje me vajzën e saj. Kur ajo u njoh me burrin e saj Markun kishte një vajzë 3-vjeçare.

Vajzën e kishte nga një martesë e mëparshme. “Jeta ime ishte perfekte. Në vitin 2010 pata një djalë me burrin tim. Jeta ime atëherë ishte e plotë. Unë kisha dy fëmijë. Një burrë, një shtëpi, një makinë dhe një punë të mirë”, tha ajo.

7 vite më vonë burri e la atë për vajzën e saj. Sapo vajza mbushi 18-vjeçe, Mark i tregoi se ishte në një lidhje me vajzën e saj.

Nuk mund ta besoja këtë. Nuk mund ta imagjinoja. U ndjeva e zemëruar”, u shpreh ajo.

Katër vjet më vonë Tiffany mësoi përmes një anëtari të familjes se ish-burri dhe vajza e saj tani kanë 2 fëmijë së bashku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit