Marrëdhënia në çift, Ahmed Kalaja: Burri është një shkallë më lart se gruaja për përgjegjësi

Marrëdhënia në çift, Ahmed Kalaja: Burri është…

 “Përgjegjësitë kryesore në familje bien mbi babain, gruaja ka detyra të tjera të mëmësisë, kontributit, edukimin”, kështu është shprehur Hoxhë Ahmet Kalaj.

Ai foli për marrdhënien burrë-grua dhe se si duhet të trajtohen gratë sipas profetit.

Sipas tij ai që do të japi llogarinë para profetit në fund është burri.

Struktura e një mashkulli nuk është e njëjtë me strukturën e një femre. Ne jemi të vetëdijshëm sa peshon truri i një mashkulli dhe sa peshon truri i një femre. Si është femra në natyrën e saj dhe si është mashkulli në natyrën e vet. Pse kur ka luftë kush thirret?

Apo kur ke për të ngritur çimento. Nuk është e njëjta strukturë dhe e njëjta gjë. Megjithatë Zoti thotë që janë të barabartë në gjysmën e parë të Ajetit.

Në gjysmën e dytë Zoti thotë burrat janë një shkallë më lart, pasi nëse ndodh diçka në familje, përgjegjësia bie mbi burrin.

Kjo është lehtësim për gratë. Përgjegjësinë kryesore në familje bie babain, gruaja ka detyra të tjera të mëmësisë, kontributit, edukimin. Por në fund të fundit ai që do të japi llogarinë para profetit në fund është burri,” tha ai.

Këtë të enjte nisi muaji i Ramazanit, i cili është muaji kur vargjet e para të librit të shenjtë të Kuranit iu shpallën Profetit Muhammed më shumë se 1400 vjet më parë.

Agjërimi është një ndër 5 shtyllat e Islamit dhe fillon para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit.

Në thelb, agjërimi në këtë muaj të begatë, ka si qëllim për të vendosur barazinë mes njerëzve duke refuzuar ushqim, pije dhe kënaqësi trupore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit