Marrëveshja e bashkëpunimit me Turqinë, ministrja Evis Kushi tregon se çfarë do të përfitojë arsimi shqiptar

Marrëveshja e bashkëpunimit me Turqinë, ministrja Evis…
Featured image of article: Marrëveshja e bashkëpunimit me Turqinë, ministrja Evis Kushi tregon se çfarë do të përfitojë arsimi shqiptar 

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi, ishte pjesë e delegacionit të lartë qeveritar në vizitën dy-ditore në Turqi, ku dhe u nënshkruan edhe disa marrëveshje të rëndësishme. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kushi ka bërë të ditur se mes marrëveshjeve është nënshkruar dhe ajo në fushën e arsimit.

Marrëveshjet e firmosura, sipas Evis Kushit, kanë qëllim promovimin në një sërë drejtimesh si shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, studentëve e nxënësve, programet e përbashkëta dhe binjakëzimi i institucioneve arsimore. Marrëveshja e bashkëpunimit me Turqinë, ministrja Evis Kushi tregon se çfarë do të përfitojë arsimi shqiptar

“E lumtur të nënshkruaja sot në  Ankara bashkë me homologun turk Ziya Selçuk marrëveshjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e arsimit me qëllim promovimin e tij në një sërë drejtimesh si:
shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, studentëve e nxënësve; programet e përbashkëta dhe binjakëzimi i institucioneve arsimore;  zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta shkencore;  inkurajimi i mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës zyrtare në sistemet respektive arsimore.”– shkruan ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit