Marrëveshja mes turkut dhe Idrizit për koncesionin e markimit të naftës, Bozdo flet troç: 3.5 milion euro shkuan në xhepat e Ramës

Marrëveshja mes turkut dhe Idrizit për koncesionin…

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Eno Bozdo ka komentuar padinë e biznesmenit turk Adnan Polat ndaj partnerit të “Air Albania”, Sinan Idrizit, për marrëveshjen 3.5 milion dollarë, për markimin e naftës së kompanisë “GFI”.

Sipas Bozdos, Idrizi është një koperturë e kryeministrit Edi Rama dhe paratë kanë përfunduar në xhepat e këtij të fundit. Bozdo ka kërkuar nga Rama që të japë llogari se cili ishte roli i tij në këtë marrëveshje.

Pjesë nga fjala e Bozdos

Sinan Idrizi është personi që Edi Rama përdor si mbulesë për të zhvatur koncesione. Edi Rama është përfshirë mes turkut dhe Idrizit për të blerë kompaninë e markimit të karburanteve. Edi rama duhet të japë përgjigje se çfarë roli kishte.

Personi që Rama i dha 40 % të aksioneve të “Air Albania”.

Idirizi vazhdon të bëjë biznes për të pasuruar Ramën me 3.5 milion euro dhe janë futur te xhepat e Edi Ramës. Nuk ka dyshim se ai është një koperturë për Edi Ramën.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit