Marrëveshja për emigrantët, La Repubblica: “Kostot arrijnë shifrën e 1 miliard eurove”

Marrëveshja për emigrantët, La Repubblica: “Kostot arrijnë…

Ishte lajmëruar qendrat për strehimin e emigrantëve te ardhur nga Italia do të hapeshin në muajin maj, por mesa duket punimet përfundojnë në muajin nëntor pasi inspektimet e zonës nxorën në pah vështirësitë.

 La Repubblica i ka kushtuar një artikull ku shkruan se është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në maj, do të duhen muaj gjithashtu kostot rrezikojnë të arrijnë një miliard euro për 5 vite

“Dokumentet e para zbulojnë blofin, pasi kostot për qendrën  në Shqipëri vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën rreth një miliard euro në pesë vjet. Sipas shifrave zyrtare, të cilat arrijnë në rreth 150 milionë euro në vit shumëzuar me pesë vjet, duhet t’i shtohen edhe kostot e rimbursueshme në fund të listës, për transportin dhe kujdesin shëndetësor dhe, për sa u përket strukturave, nënkontraktat”.

Politikani Matteo Mauri ka thënë se çdo ditë që kalon blofi i marrëveshjes Itali-Shqipëri bëhet gjithnjë e më i qartë. Kostot rriten çdo muaj. Në një dekret të marsit shtuan edhe 65 milionë euro të tjera, duke thyer tavanin prej 700 milionësh. Një shumë joproporcionale parash për të bërë diçka krejtësisht të padobishme”.

Artikulli i plotë i La Repubblica:

Fillimi i punës më 23 mars, dorëzimi pritet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor. Kështu shkruhet në vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes që u besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri. Të cilat, megjithatë, sipas synimeve të kryeministres Giorgia Meloni dhe mbi të gjitha tenderit për menaxhimin e qendrave, duhet të hapnin hapur dyert në datën 20 maj.

Sheshet e ndërtimit sapo u hapën, do të duhen muaj

Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e parë, po kryhen inspektimet të cilat po nxjerrin në pah edhe një sërë vështirësish në zonë.

Është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në maj, do të duhen muaj, do të kalojë e gjithë vera. Dokumentet e para zbulojnë blofin, pasi kostot për qendrën në Shqipëri vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën rreth një miliard euro në pesë vjet. Sipas shifrave zyrtare, të cilat arrijnë në rreth 150 milionë euro në vit shumëzuar me pesë vjet, duhet t’i shtohen edhe kostot e rimbursueshme në fund të listës, për transportin dhe kujdesin shëndetësor dhe, për sa u përket strukturave, nënkontraktat.

Fondet ekstrabuxhetore të devijuara

Gjithashtu kostot e ndërtimit të dy qendrave, ajo e pritjes në portin e Shëngjinit dhe kampi në Gjadër, duhet të konsiderohen buxhet shtesë. Punimet që u janë besuar inxhinierëve do të kushtojnë rreth 65 milionë euro. Para të cilat pjesërisht janë marrë nga një projektligj që ka të bëjë me përdorimin e fondeve të Pnrr, siç nënvizuan përfaqësuesit e opozitës.

“Çdo ditë që kalon blofi i marrëveshjes Itali-Shqipëri bëhet gjithnjë e më i qartë, thotë Matteo Mauri. Kostot rriten çdo muaj. Në një dekret të marsit shtuan edhe 65 milionë euro të tjera, duke thyer tavanin prej 700 milionësh. Një shumë joproporcionale parash për të bërë diçka krejtësisht të padobishme”.

Është dhënë tenderi për menaxhimin e qendrave

Në ditët në vijim Ministria e Brendshme do të shpallë tenderin 36 milionë euro për menaxhimin e qendrave. Në shqyrtim janë ofertat e tri kompanive të përzgjedhura nga tridhjetë pjesëmarrësit.

Ende për t’u shpallur është ai për furnizimin me module parafabrikate që do të vendosen në zonat kur inxhinierët dhe nënkontraktorët të kenë përfunduar gërmimin e tyre, rikuperimin e tyre, ndërtimin e kanalizimeve dhe sistemeve, pa kufi shpenzimesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit