Marrëveshja për Zgjedhoren/ Berisha: Është larg të qenit reformë, dy kushtet për Ramën

Marrëveshja për Zgjedhoren/ Berisha: Është larg të…

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi të gjatë, ndonëse e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, shprehet se ajo është larg të qenit një reformë.

Berisha shkruan se me identifikimin biometrik procesi i votimit do mund të pastrohet nga parregullsi të shumta të konstatuara nga ODHIR nga përdorimi abuziv i letër njoftimve, votimet familjare, votimet disa herë.

Duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Berisha shprehet se që të shpëtojë nga revolucioni duhet të pranojë testin e drogës dhe Vetingun e politikanëve dhe qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë.

Reagimi nga Berisha

Një fjalë për marrëveshjen!

Miq, marrëveshja e djeshme dhe zbatimi i saj adreson njerën nga çështjet madhore, me të cilën u përballen dy zgjedhjet e fundit në Shqipëri, konkretisht atë të administrimit të votës së hedhur ne kuti.

Dhe kjo shënon një arritje për tu përshëndetur.

Në të vërtet, ajo është larg se qeni reforma elektorale e plotë, por përsëri vlen të përshëndetet.

Kjo sepse me identifikimin biometrik procesi i votimit do mund të pastrohet nga parregullsi të shumta të konstatuara nga ODHIR nga përdorimi abuziv i letër njoftimve, votimet familjare, votimet disa herë.

Marrëveshja është për tu përshëndetur gjithashtu se ajo bëri të dështoje një përpjekje e hapur për ti varur ujkut në qafë mëlçitë e qengjit, dmth për ti besuar administratës militantë socialiste të narkoshtetit administrimin e votës së qytetarëve shqiptar dhe shndërruar opozitën thjesht në një OJF vëzhguese të procesit të administrimit të zgjedhjeve.

E tëra kjo e bazuar në një realitet që nuk ekziston.

Çdo njeri vërtet do preferonte një trup të depolitizuar në administrimin e zgjedhjeve, por në Shqipëri dhe për hir të së vërtetës dhe në shumë e shumë vende të tjera kjo mund të realizohet vetëm duke shpallur të depolitizuar ata të cilët vetëm të tille nuk janë.

Theksoj dhe njehere se per nje proces zgjedhor te lire dhe te drejte, administrimi eshte vetem nje shtylle e tij apo vetem nje kapitull ne kodin elektoral.

Kapitujt e tjere te ketij kodi, shtylla te tjera te procesit elektoral siç jane nderhyrja e shtetit qe ishte masive ne dy zgjedhjet e fundit, mediat dhe kontrolli i tyre direkt nga qeveria, shkeljet flagrante te cituara ne raportin e fundit te ODHIR te konentave nderkombetare si Kartes se Kopenhagenit, Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Kartes Universale te te Drejtave te Njeriut eshte e detyrueshme te adresohen.

Pikerisht per keto probleme madhore ODHIR ne dy raportet e fundit ka patur denoncimet dhe rekomandimet me te shumta dhe ato nuk jane prekur fare. Ndaj ne rastse flasim per nje reforme elektorale per nje proces zgjedhor te drejte dhe te lire apo brenda standarteve nderkombetare eshte e domosdoshme qe te adresohen.

Perveç ketyre, ne nje problem apo kapitull tjeter madhor qe nuk eshte trajtuar fare eshte çeshtja e listave te votuesve tmerresisht te manipuluara kater vitet e fundit. Po ju rikujtoj ketu qindra e mijra banore te fshatrave te Tiranes qe ishin rregjistruar si votues ne Bashkine e Durresit etj etj.

Une jam ne dijeni te manipulimeve antiligjore te procesit kater vitet e fundit me listat. Ceshtja e listave duhet te marre zgjidhje te plote dhe transparente ne rast se duam nje proces zgjedhor brenda standarteve nderkombetare.

Per te gjitha keto, mendoj se marreveshja e djeshme shenon vetem nje etape te reformes se plote elektorale.

Se fundi, me duhet ti them Edvin Rames, te cilit i ka kallur daten revolucioni, se qe te shpetosh prej tij ke vetem nje rruge; prano

1-Vetingun e politikaneve dhe qeveritareve dhe zyrtaeve te larte

2-Testin e Droges

Ne rast te kundert urrejtja e popullit jo ne Surrel po po ne majen e Dajtit do te ngjitet!

Populli do merret me ty!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit