Marrëveshja Rama-Meloni, gjykatës dhe karabinierë nga Roma në Shëngjin

Marrëveshja Rama-Meloni, gjykatës dhe karabinierë nga Roma…

Këtë të enjte do të miratohet në parlament marrëveshja midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni. Teksa kjo marrëveshje shkel Kushtetutën me të dyja këmbët, detaje të reja kanë dalë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Avokati shqiptar në Firence, Orient Hoxha në një deklaratë të tij në media ka thënë se 200 milionë euro në vit do të jetë buxheti i qeverisë Meloni për koston e ngritjes dhe mirëmbajtjes së kampit të refugjatëve pa atdhe në Shëngjin, ku në fillim do të investohen rreth 70 milionë euro për struktuarat dhe organizimin ku marrëveshja përcakton që do të jenë rreth 36 mijë azilkërkues në vit.

“Mesatarisht rreth 200 milionë euro në vit është kostoja që flitet. Në fillim do të investohen rreth 70 milionë euro për të bërë strukturat, për të organizuar e kompletuar gjithçka. Do jenë mesatarisht rreth 36 mijë azilkërkues në vit që do menaxhohen aty brenda.” – ka thënë Avokati Hoxha.

Po ashtu në kampin e refugjatëve që do të ngrihet në Shëngjin do të vendosen policë italianë dhe mund të ketë një zhvillim të gjyqeve në Lezhë nga gjykatës dhe prokurorë italianë.

Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë nga ana e kryeministrit Rama për shkak se nuk parashikohet që këto kampe refugjatësh krijojnë ekstra-territorialitet në territorin e Republikës së Shqipërisë ku vetëm për rezidencat e ambasadorëve dhe për selitë diplomatike, Kushtetuta bën përjashtim.

Shqiptarët janë detyruar të largohen nga vendi duke bërë që vendi të zbrazet dhe ky fakt shihet si një mundësi nga kryeministri që ta mbushë vendin me refugjatë pa atdhe në vend që të motivohen shqiptarët për të qëndruar, qeveria bën të kundërtën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit