Marrëveshja Rama-Meloni, italianët: Shkel të drejtat e azilkërkuesëve

Marrëveshja Rama-Meloni, italianët: Shkel të drejtat e…

Kryeministri Edi Rama njoftoi me datë 6 nëntor se ka arritur marrëveshjen me homologen italiane Georgia Meloni për sjelljen e mijëra refugjatë dhe azilkërkues të shpëtuar nga Mesdheu nga mjetet lundruese të Italisë.


Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe shoqatat italiane që mbrojnë të drejtat e emigrantëve, ku tregohen të ashpra me deklaratat dhe thonë se kjo marrëveshje shkel të drejtat e emigrantëve azilkërkues.
Dega italiane organizatës botërore UNHCR thekson se nuk janë të përfshirë në këtë marrëveshje dhe se kërkojnë informacion nga autoritetet.


“Nuk jemi përfshirë në këtë marrëveshje. Kërkojmë informacion nga autoritetet. Marrëveshja duhet të respektojë Konventën e 1951, mbi të drejtën e mbrojtjes së emigrantëve”, thuhet në njoftim.
Ndërsa një nga qendrat më të mëdha të strehimit të emigrantëve, “Astalli” shkruan në “X” se marrëveshja shkel të drejtat e azilkërkuesve.


Reagime kundër kësaj marrëveshje ka pasur edhe në vendin tonë, ku opozita i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama interpelancë në Parlament për këtë dakordsi me Melonin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit