Denóncoi marrëveshjen e detit në 2009, kolóneli Pashaj: Grekët po na marrin detin me diktát!

Denóncoi marrëveshjen e detit në 2009, kolóneli…

Myslim Pashaj, kolóneli i njohur që denóncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar mes Shqipërisë e Greqisë në 2009, që më pas u rrézua nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar për débatin e ditëve të fundit për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon.

Pashaj thotë se për ndarjen e kufirit siç u bë në vitin 2009, por edhe tani, në përcaktimin e 12 miljeve nuk duhet të merren mikroishujt shkëmborë të pabanuar.

Duke marrë si shembull shkëmbin e Barketës, shumë i diskutuar edhe në vitin 2009, Pashaj thotë se ai nuk mund të merret si pikë për të filluar matjen e 12 miljeve detare që kërkon Athina zyrtare.

Koloneli Myslim Pashaj ka edhe një kritiké për grupin negociator që po punon për ndarjen e kufirit detar shqiptaro-grek, pasi sipas tij duhet të ketë ekspertë të nivelit të lartë dhe me përgjegjshmëri të lartë kombëtare.

Myslim Pashaj i bën apel qeverisë shqiptare që të bëjë transparente ecurinë e negociatave të deritanishme me Greqinë dhe të dilet me një qëndrim zyrtar nëse është rënë dakord që të zbatohet parimi i vijës së mesit në ndarjen e kufirit detar, në intervistën për ‘Panorama’.

Gjithashtu, në intervistën e tij Pashaj u kërkon palëve politike në vend që të bashkëpunojnë kur vjen fjala te çështje të tilla me interes të lartë kombëtar, me qëllim që të mos përsëritet edhe një herë historia që ndodhi me marrëveshjen e vitit 2009.

“Zgjerimi në 12 milje detare nuk është gógól, por është rasti kur një fqinj duhet të gjejë rrugët më racionale, që brenda synimit grek të mos depërtojnë qëllime djállëzóre për të rrezikuar integritetin territorial. Harta e paraqitur ditën e djeshme, ku 12 milje detare i janë bashkëngjitur pa marrëveshje vijës së delímitímit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, është rrëzuar që në vitin 2010. Qëllimet e Greqisë aty janë shprehur me qartësinë dhe diktátin e saj. Kjo është shumë e réndë.

Unë si ushtárak dhe hartograf që kontribuoj në këto fusha, jam i zhgënjyer. Duhet njohur thelbi i punëve të institucioneve shqiptare, të cilat nuk janë në misionin e tyre. Dhe ne jemi të papërgatitur, të pazotë. A i ka këto vlera mesatare grupi negociator? Kjo është e trishtueshme, sigurisht!” – thotë ndër të tjera koloneli Myslim Pashaj.

/Burimi: Panorama/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit