Marrëzia Rama-Meloni për refugjatët, Kushtetuesja i kërkon qeverisë prova

Marrëzia Rama-Meloni për refugjatët, Kushtetuesja i kërkon…

Pas më shumë se 8 orësh Gjykata Kushtetuese ka dalë me një deklaratë lidhur me shqyrtimin e marrëveshjes Itali – Shqipëri për emigrantët nga Lindja e Mesme.

Në njoftimin e saj, Kushtetuesja i kërkon qeverisë si provë traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për në datën 24 janar, në orën 11:30, nëse Porti i Shëngjinit do të kthehet në një azil apo jo.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se subjekti i interesuar Këshilli i Ministrave ka prapësuar se Protokolli i Bashkëpunimit është lidhur bazuar në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenin 44/a të ligjit organik të saj vlerësoi se shqyrtimi i këtij Traktati është i nevojshëm për hetimin e plotë të çështjes, ndaj vendosi t’i kërkojë Këshillit të Ministrave paraqitjen e kësaj prove dhe për këtë shkak, seanca plenare e radhës do të zhvillohet në datën 24.01.2024, ora 11.30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Marrëveshja e njëanshme Rama-Meloni u kundërshtua nga politikanë në Itali, por edhe nga opozita shqiptare, pasi është në shkelje të hapur të të drejtave të njeriut. Në marrëveshjen e tyre, mungojnë pika të rëndësishme, se çfarë do të ndodhë me emigrantët në rast se sëmuren, në rast se ka krim brenda kampit dhe pikëpyetja më e madhe është nëse sigurohen kushtet për të pritur mbi 36 mijë refugjatë.

Kthimi i portit të Shëngjinit nga një pikë turistike në një azil për shqiptarët e vuajtur që kërkojnë shpresë për mbijetesë përtej detit, nuk është as më pak e as më shumë sesa një panoramë e shëmtuar për vendin tonë. Ky eksperimet social, për ne si një vend jo anëtar në BE, është thjesht dhe vetëm një dëm për qytetarët shqiptarë, për të rehatuar e qetësuar kryeministren e Italisë e cila ka humbur pikë tek mbështetësit e saj.

Rama, po tenton të mbushë vendin me emigrantë, pas largimeve masive të shqiptarëve. Mungesa e shpresës ka sjellë që shumë të rinj dhe profesionistë të braktisin vendin e tyre dhe prindërit, për të gjetur të ardhme më të mirë. Tashmë pritet të shihet në do të jetë në gjendje Kushtetueseja të ndalë këtë marrëzi apo do u japë “dritën jeshile”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit