Marrëzia s'ka fund! Të rinjtë në timon si mina me sahat, në dy ditë kanë humbur jetën 4 persona

Marrëzia s’ka fund! Të rinjtë në timon…

Adrenalina e të rinjve në timon po rezulton vrastare. Të inspiruar nga influencerat e rrjeteve sociale, të cilët ngasin makina të shtrenjta dhe me shpejtësi të lartë, të rinjtë shqiptarë përpiqen të jenë imituesë. Jeta e luksit dhe shpenzimet që mbulohen nga prindërit nga njëra anë dhe dëshira për ta shitur vetën si “bad boy”(djalë i keq­), nga ana tjetër, po shihen si dy nga arsyet se përse të rinjtë e sotëm nuk janë të kujdesshëm në timon.

Në 48 orë, nga shpejtësia e lartë kanë humbur jetën 4 të rinjë të moshave 20 deri në 23 vjeç. Pas aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e së enjtes në rrethrrotullimin e Saukut, ku humbën jetën tre të rinj, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Dibër.

Roni Kata, 18 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, është përmbysur disa herë në rrugë, e më pas ka përfunduar në kanal. Aksidenti i ndodhur në fshatin Melan, ishte fatal për 20-vjeçarin Armend Spahiu, i cili ishte pasagjer. Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Në dy ditë, katër nëna kanë vajtuar fëmijët e tyre të rinjë, të cilët humbën jetën tragjikisht në rrugë duke përjetuar adrenalinën e shpejtësisë. Një adrenalinë vrastare që po shkakton shumë viktima. Për këta të rinj nuk mjaftoi as aksidenti i qeshorit të vitit 2021, ku një i ri duke udhëtuar me një “Audi A8”, i mori jetën katër antarëve të një familje në autostradën Fier-Vlorë.

Duket se jeta nuk ka vlerë për këta të rinj të cilët në rrugë duan të shijojnë vetëm adrenalinën, edhe sikur kjo e fundit të marrë jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit