Marrin flakë gështenjat në Tropojë, rrezikohen shtëpitë

Marrin flakë gështenjat në Tropojë, rrezikohen shtëpitë

Prej disa orësh një zjarr masiv ka përfshirë gështenjat në Tropojë. Nga zjarri po rrezikohen edhe shtëpitë.

Deputeti i zonës, Isuf Çelaj, shkruan se zjarri vijon të rrezikojë pemët në fshatrat Gri dhe Gegëhysen. Sipas tij, banorët nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin.

“Ky zjarr po ju kërcënon shtëpitë dhe pronat e tyre, dëmi i shkaktuar prej zjarrit është i pa llogaritshëm edhe ndaj mjedisit natyror! Gështenja është pemë e bekuar prej Zotit dhe u ka shërbyer dhe u shërben këtyre banorëve për tu ushqyer si një pasuri e çmuar në shekuj! Thirrja për institucionet shtetërore që të marrin masa urgjente e t’iu shkojnë në ndihmë këtyre banorëve të lënë në harresë nga shteti i tyre! Është obligim ligjor mbrojtja e pasurisë natyrore banesave të këtyre banorëve!”, tha Çelaj në një postim në Facebook.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit