Marrëveshjet politikë/ Agron Duka fut në këshillin bashkiak Ron Kokën, nipin e Lefter Kokës

Marrëveshjet politikë/ Agron Duka fut në këshillin…

Agron Duka ka siguruar tre mandate për antarë në këshillin bashkiak të Durrësit. “Surprizë” është fakti se i treti në listën e tij ishte Renald Koka, nipi i Lefter Kokës. Dukët dhe Kokat në Durrës kanë lidhje të ngushta familjare, dhe padyshim që do ta shpërblejnë njëri-tjetrin. Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, një opozitar i thekur e që nuk ka lënë gjë pa thënë për qeverinë e Ramës, kyçi gojën kur iu arrestua kunati i tij, Lefter Koka, për zhvatjet e miliona eurove me inceneratorët.

Renald Koka është djali Leonard Kokës, i cili mbahet mend si negociator i marrëveshjes së 1 prillit të vitit 2013 mes PS-së dhe LSI-së në gjirin e Lalzit. Burime bëjnë me dije se Nari Koka është pjesë e kabinetit të Ramës dhe se e gjithë loja politike luhet sipas interesave të politikanët. Në këshilla bashkiak nuk do të hyjnë ata që kanë meritë dhe do të punojnë për qytetarët por njerëzit e lidhur ngushtë me politikën.

Në mars të vitit 2017, Renald Koka udhëtonte me automjetin e tij me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa dokumentacionin e duhur. Djalit të Leonard Kokës asokohe iu hoq leja e drejtimit nga patrulla e qarkullimit. Mirëpo sot nipi i Lefter Kokës do të marri vendime për qytetarët e Durrësit, si një politikan kalibri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit