
Dolores Aveiro, nëna Ronaldos, nuk dëshiron që djali i saj të martohet me partneren aktuale, Georgina Rodriguez, pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për të shkuar në altar.
“Ylli” portugez duket shumë i lumtur me Georginën, me të cilën jeton në Mançester, ku ata jetojnë me Cristiano Juniorin, Evën, Mateon dhe Alanan, vajza e fundin e ardhur në jetë nga marrëdhënia mes tyre.
Modelja është raportuar se po pret propozimin për martesë, por familja e sulmuesit të Manchester United është pengesa kryesore për një martesë të mundshme.