Martinaj dinte lëvizjet e SPAK?/ Habit gazetarja: Llogaritë bankare i kishte bosh, nuk i është prekur pasuria

Martinaj dinte lëvizjet e SPAK?/ Habit gazetarja:…

SPAK dhe Policia njoftuan disa ditë më parë se kishin sekuestruar 34 pasuri, të cilat i përkasin Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Në listën e pasurive dominonin automjete në emër të të afërmve të Ervis Martinajt, toka, dhe disa apartamente. Ndërsa lista mbyllej me kursimet bankare në emër të fëmijëve. Këto pasuri thuhet se vlenin miliona euro, por deri më tani nuk është publike asnjë shifër.

Ndërkohë gazetarja Keti Banushi thotë se SPAK nuk ka arritur të prek realisht pasurinë e ish-bosit të lojrave të fatit. Llogaritë bankare të Martinajt ishin zbrazur të gjitha, kur policia shkoi për të verifikuar vlerat që kishte në to. Sipas gazetares, i shumë kërkuari i drejtësisë ka arritur të mbrojë një pjesë të mirë të pasurive nga sekuestrot.

“Llogaritë bankare ishin zero. Ai i ka marrë masat më herët për t’i boshatisur, pasi ka kaluar tre herë kontrolli i pasurisë së tij. Vë re që ka dhe pasuri që nuk janë listë. Ato dihen që janë pasuri të tij, por të vendosura në emër të personave të tjerë. SPAK e ka pasur ndoshta të vështirë për të vërtetuar, por në informacionet që kam vijon hetimi i këtyre pasurive. Është një listë me 34 subjekte, por janë dhe pasuri të tjera të cilat dyshohet se ai mund t’i ketë fshehur” – ka thënë gazetarja.

Ndërkohë burime jo zyrtare, bëjnë me dije se pasuria e Ervis Martinajt mund të shkojë deri në 600 milionë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit