Masa të reja në Greqi, kryeministri premton para e paketa lehtësuese për qytetarët. A do përfitojnë shqiptarët?

Masa të reja në Greqi, kryeministri premton…

Greqia ka regjistruar 8.138 të inféktuar me koronavirüs që nga fillimi i pàndemisë, por shifrat në rritje kanë paraqitur domosdoshmërinë për masa shtesë.

Kryeministri Mitsotakis iu drejtua popullit, duke thënë se qeveria do mbulojë të gjitha shpenzimet për màska për vitin e ri shkollor, si edhe për vàksinën.

Nga dje, ka hyrë në fuqi akti normativ, ku deri më 31 gusht, në 20 zona, ndalohet qarkullimi nga ora 00:00, deri në 07:00.

Gjithashtu, lejohen deri në 50 persona për ceremoni të tilla si dasma, pagëzime apo festa në ambiente të jashtme apo të mbyllura, qofshin publika apo private.

Zonat janë nga periferia e Atikës, përfshi Athinën, Maqedonia lindore, Thraka, Kreta, Selaniku, Larisa, Korfuzi, Mikonos, Halkidiki, e një sërë ishujsh turistikë të vendit. Gjobàt janë nga 3000 deri 5000 euro dhe mbyllje e ambjentit për 15 ditë.

Ministri i Shëndetësisë tha se bashkitë do pajisin falas me maska, nxënësit dhe mësuesit në vitin e ri shkollor.

Përveç màskave të detyrueshme, masë tjetër do jetë zvogëlimi I numrit të nxënësve, pushime në orare të ndryshme.

Për universitetet, mësimi do jetë online ose deri në 50 studentë nëpër auditore.

Mësohet se në 14 shtator, pritet që viti I ri shkollor të rifillojë.

Ndërkohë, buxheti i Greqisë parashikon 3 milionë vàksina, në dy doza, të mbërrijë në vend pranverën e ardhshme, nëse eksperiméntet dalin të suksesshme.

Ndërkohë, kryeministri pritet të paraqesë edhe masa të reja lehtësuese për qytetarët dhe bizneset.

Qeveria nuk do mbetet vetëm tek asistenca 534 në muaj, për ata që nuk rikthehen dot në punë, apo për bizneset që janë mbyllur e nuk kanë xxhiro.

Po përgatiten masa “oksigjen” me ulje apo shtyrje të taksave të pasurisë së palëvizshme, të TVSH, fonde për sigurimet shoqërore, asistenca shtesë e të tjera.

Mbetet të shihet nëse edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, do të përfitojnë nga paketat lehtësuese të qeverisë greke.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit