Masa të rrepta ndëshkuese për meshkujt që ngacmojnë koleget femra në ushtri; vrap, pompa dhe...

Masa të rrepta ndëshkuese për meshkujt që…

Ditët e fundit, skuadra e Rilindjes ka hartuar një draft për ndryshimin e ligjit për disiplinën në Forcat e Armatosura.

Në draftin e hartuar janë shtuar disa shkele të rënda, duke përfshirë ngacmimin seksual në ushtri.

Me këtë draft, do të konsiderohen shkelje të rënda disiplinore ‘ngacmimet seksuale, në formën e orvatjes së padëshiruar seksuale.

Po ashtu, edhe kërkesa për favore seksuale dhe sjellje të tjera verbale, apo fizike, të një natyre seksuale, të kryera gjatë ose jashtë orarit të punës dhe çdo formë sjelljeje të padëshiruar.

Të gjitha që lidhet me gjininë e një personi dhe ka për qëllim dhe/ose sjell si pasojë cenimin e dinjitetit personal ose krijimin e një mjedisi kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues apo fyes për atë person.

Gjithashtu, edhe në rastin e një trajtimi më pak të favorshëm, i kryer si rezultat i kundërshtimit ose i mosnënshtrimit nga ana e personit të cenuar ndaj një sjellje të tillë’.

Pjesa qesharake qëndron tek ndëshkimet. Në pjesën e ndëshkimeve është përfshirë stërvitja disiplinore.

Masa e stërvitjes i jepet ushtarkut brenda natyrës së elementeve të stërvitjes, të tilla si; vrapim, pompa, palosje, apo ndonjë stërvitje tjetër të përshtatshme gjatë orarit të punës.

Kjo masë jepet ndaj ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve deri në gradën kapiten.

Masa të tjera janë qortim, detyra shtesë, punë jashtë orarit, vërejtje me shkrim, kufizimi i lëvizjes brenda kufijve të përcaktuar të repartit, me urdhër të shkruar, por jo më shumë se 72 orë dhe jo zbritje në pagë.

Në draft është lënë siç ishte që të konsiderohet shkelje e rëndë nëse një ushtarak shpreh një mendim ndryshe, duke kritikuar Forcat e Armatosura.

Kritika nuk lejohet as përmes letrave dhe sidomos përmes komenteve publike. Me sa duket hallin Rama e ka tek komentet e ushtarakëve në Facebook apo në media.

Me këtë ligj, Rama ndëshkon çdo ushtarak që bën komente apo shpreh një mendim, i cili nuk përputhet me propagandën e qeverisë.

Drafti konfirmon nenin 12 të ligjit në fuqi për disiplinën në Forcat e Armatosura, duke konsideruar shkelje të rëndë “shprehjen e kritikave publike ndaj FA-së, në formë shkresore, elektronike apo verbale, që cenojnë imazhin e institucionit apo personalitetin e ushtarakëve të tjerë të FA-së”.

Shkelje e rëndë konsiderohen edhe ‘publikimi apo dhënia në media e informacioneve, që lidhen me veprimtarinë e FA-së, si dhe shpërndarja e dokumenteve zyrtare të paklasifikuara, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi”.

/Burimi: Pamfleti/GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit