Masakër mbi lumin Mat/ Ish-deputeti socialist Ndue Kola shkatërron 22 km të shtratit lumor me 3 leje false në 6 zona; ka depozituar varg-male rëre e zhavorri

Masakër mbi lumin Mat/ Ish-deputeti socialist Ndue…

Fuqia e korrupsionit të oligarkëve, që ka kapur për fyti kapobandën e “Surrelit”, nuk i njeh ligjet në fuqi, që ndalojnë shkatërrimin e pasurive kombëtare e resurseve natyrore; ndaj dhe janë lënë të lirë të grabisin e zhdukin gjithçka në emër të pasurimit, ku “babloku” merr “pjesën e luanit”

Kushdo që udhëton drejt veriperëndimit të vendit konstaton me sy të lirë masakrën kriminale, që po vazhdon të bëjë përgjatë shtratit të lumit Mat; Ndue Kola, ish-deputet i PS, oligark i PPP Milot- Balldren dhe nip i oligarkut të rrugëve Rrok Gjoka.

Referuar pamjeve, kupton se çfarë krimi ka bërë e po bën Ndue Kola; në 6 zona shqyerje inertesh mbi shtratin e lumit Mat, duke nxjerrë male me rërë e zhavorr.

Volumet që janë shkulur nga lumi Mat, janë më të larta se kodrinat e zonës Fan-Rubik-Milot-Shënkoll, madje buzë rrugës kryesore, ka krijuar disa varg-male në afro 4 kilometër gjatësi, 1 kilometër gjerësi e 20-30 metër lartësi.

Sipas informacionit që ka policia e heshtur me urdhër; rezulton se 15 skrepët e firmës “A.N.K.” dhe firmës “Bardhi Konstruksion”, në pronësi të oligarkut Ndue Kola; kanë shqyer e po vazhdojnë të shqyejnë 22 kilometër shtrat të lumit Mat, në 6 zona me 12 qëndra nxjerrje zhavorr e rërë.

Këtë aktivitet kirminal, Ndue Kola po e kryen pa licencë për leje shfrytëzimi e leje mjedisore. Jo se nuk ia jep “babloku”, por sepse marrja e inerteve nga lumenjtë, është e ndaluar kategorikisht për 30 vite, me Ligjin nr. 111, datë 15.11.2012, futur në fuqi në datën 15.11.2013 dhe hartuar e diktuar nga KiE.

Vërtetë që oligarkun Ndue Kola e ndalon ligji, të shkatërrojë shtratin e lumit Mat; por e lejon Edi Rama, duke urdhëruar policinë, prefekturën, tatimet, bashkitë Burrel, Kurbin, Mirditë e Lezhë dhe ministrat e linjës Bujqësi-Ujëra-Mjedis, të mos e ndalojnë aktivitetin e makinerive të bosit të PPP Milot-Balldren.

Kjo nuk është shpifje, por fakt i konfirmuar nga 3 burime: Komiteti i Baseneve Ujore, Drejtoria e Baseneve të lumit Mat me qëndër në Lezhë dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Këto deklaruan konfidencialisht për “Pamfleti”, se qysh prej 3 janarit 2014; në Shqipëri nuk është dhënë asnjë leje, për nxjerrje inertesh në shtretërit e lumenjve.

Madje, janë revokuar edhe 1139 lejet, që ishin dhënë me afat deri më 31 dhjetor 2021; ku firma e oligarkut Ndue Kola kishte 37 leje nga lumi Tapizë-Tiranë, në lumin Ishëm, lumin Zezë në Fushë Krujë e deri në Klos-Burrel.

Mirëpo skrepat e Ndue Kolës, shqyejnë përditë rërë e zhavorr, konkretisht në këto 6 zona:

  1. Segmenti i shtratit, nga bashkimi i lumit Mat me lumin Fanit, deri në 500 metër gjatësi mbi Urën e Zogut (2 pika nxjerrje).
  2. Segmenti i shtratit, nga Ura e Milotit, deri 500 nën Urën e Autostradës e deri në fshatin Gurzë (3 pika nxjerrje).
  3. Segmenti i shtratit, në lumin e Fanit pëgjatë 500 metër nën urën e Rrëshenit, deri në bashkimin me lumin Mat. (3 pika nxjerrje).
  4. Zona në dy krahët e Urës Milot (2 pika nxjerrje).
  5. Gjithë segmenti i bregut lumor Mat, në zonë e ish komunës Shënkoll-Zejmen të Lezhës (3 pika nxjerrje).
  6. Segmeni lumor në fshatin Tapizë-Tiranë (1 pikë nxjerrje).

Pyetja është kjo: – Gjersa ligji e ndalon, si është mundur që oligarku Ndue Kola, vazhdon gërryen dhe shkatërron shtratin e lumit Mat?

Në Policinë, Prefekturën dhe Drejtorinë e Basenit Ujor Lezhë; thonë se firma “A.N.K.” është kontrolluar 1 herë, por pastaj ka ardhur “urdhri nga Tirana”; me argumentin se ka disa leje shfrytëzimi mjedisore me këto të dhëna: – “Leje shfrytëzimi IV.1.B.2”; Leje mjedisi III.1.B”; dhe “Leje Mjedisi Tipi-B”, të treja janar 2018 dhe pa afat.

Sipas burimeve nga ministritë e linjës, këto leje janë false; mbasi në Shqipëri, qysh prej 3 janarit 2014, nuk është dhënë asnjë leje dhe nuk ka asnjë leje të vjetër në fuqi; sepse janë revokuar me Ligjin Ligjin nr. 111, datë 15.11.2012 (ligj ultimativ i Eco-BE).

NË VIJIM/ Skema mafioze, se si firma “A.N.K.” e Ndue Kolës, po shkatërron lumin Mat, Tapizë, Ishëm e Zezë të Krujës duke marrë rërë e zhavor; sikur gjoja po e rehabiliton, duke zhvatur edhe miliona lekë fonde nga shteti, ndërkohë që nëpërmjet një emri “Entela Çano”; po vazhdon procedurat mjedisore e teknike, për fillimin e punimeve të PPP Milot-Balldren./Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit