Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në Fushë-Arrëz, i cili shprehet i alarmuar nga një masakër mjedisore që po ndodh në zonën malore të Krrabit.
Në pamjet e dërguara prej tij, shihet qartë se mbeturinat kanë pushtuar të gjithë zonën, duke shëmtuar një peizazh natyror që dikur dallohej për ajrin e pastër dhe pyjet me pisha.
Sipas qytetarit, mbetjet që ndodhen aty i përkasin edhe kompanisë Lajthiza, pasi ai ka parë shpesh kamionë të saj duke lëvizur në këtë zonë. Gjithsesi, mbetet e paqartë nëse mbetjet janë hedhur drejtpërdrejt nga kjo kompani apo mund të jenë sjellë nga subjekte të tjera që përdorin produktet e saj.
Denoncuesi shkruan për JOQ Albania:
“Ndodhem në Fushë-Arrëz, rruga e Krrabit. Jemi në male, por prej kohësh këtu hidhen mbeturina çdo ditë. Vendi është mbushur plot e përplot. Po bëhet dita-ditës më keq, ndërkohë që nuk po merret asnjë masë. Kjo zonë është e mrekullueshme, me ajër të pastër dhe pisha, por po shkatërrohet nga mbeturinat. Ju lutem merrni masa sa më shpejt.”
Situata paraqitet tejet shqetësuese, pasi natyra po ndotet dhe shkatërrohet bukuria e maleve shqiptare, banorët rrezikohen nga ndotja, sëmundjet dhe kafshët e rrezikshme, ndërsa imazhi i Shqipërisë si vend turistik dëmtohet rëndë.
Ky denoncim ngre një alarm serioz për institucionet përgjegjëse, të cilat deri tani nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin e ndotjes.
Qytetari kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet që ta ndalin këtë masakër mjedisore, përpara se të jetë shumë vonë.
<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/esHHiV78CmU” title=”Masakër mjedisore në Fushë-Arrëz: Lajthiza po mbush malin e Krrabit me plehra!” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>