Masakër mjedisore në lumin Fan, fadromat gërryejnë shtratin e lumit, Inspektoriati i Mjedisit fle gjumë

Masakër mjedisore në lumin Fan, fadromat gërryejnë…

Gërryerja e shtratit të lumenjve nga dora e njeriut është e paligjshme dhe e patolerueshme pasi ky fenomen sjell pasoja zinxhir për jetën dhe shëndetin e banorëve.

Së pari dëmton gjallesat e lumit, biodiversitetin, sjell përmbytje, nxit erozionin e tokës bujqësore, ndikon në prishjen e ekuilibrit të aluvioneve me detin dhe jetën në të, gjithashtu sjell prishjen e urave që lidhin fshatrat dhe qendrat urbane.

Një denoncues ka sjellë në redaksinë tonë pamje ku duket gërryerja e lumit Fan.

Ai thotë se kjo çdo ditë në lumin Fan në Rubik, dhjetëra pika inertesh vazhdojnë masakrën mjedisore.

Fakti që situata arrin deri në këtë pikë do të thotë se institucionet flenë gjumë, ose bëjnë sikur nuk i shohin këto shkelje pasi kanë interesa të përbashkëta me dhunuesit e mjedisit.

Inspektoriati i Mjedisit, duhet të monitorojë  dhe të marrë e masa të menjëhershme për ndalimin e tyre.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh , kjo ndodh çdo dite ne lumin Fan ne Rubik. Me dhjetëra pika inertesh vazhdojnë masakrën mjedisore. Publikojeni ju lutem sepse po rrezikojnë të gjitha urat ne lumin Fan, nga Miloti e deri ne Rrëshen”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit