MASAKËR në Greqi/ Shefi vret shqiptarin! E mbuloi me gjethe të mbuluar në gjak

MASAKËR në Greqi/ Shefi vret shqiptarin! E…

51-vjeçari shqiptar Ylli Mera i deklaruar i zhdukur ditën e djeshme në Selanik është gjetur i pajetë. Trupi i tij u gjet i mbuluar me gjethe në një zonë pyjore të Arethousa-s.

Shqiptari kishte shkuat për të prerë dru së bashku me një 59-vjeçar. Sipas mediave greke, ai ka mbetur i plagosur në kofshë teksa po priste dru me sharrë elektrike dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

I plagosur ka mbetur edhe shefi i tij 59-vjeçar i cili ka marrë ndihmë nga i biri dhe e kanë lënë shqiptarin aty të mbuluar në gjak. Ai deklaroi në polici se nuk e kishte bërë me qëllim.

Sipas hetimeve, shefi grek i ka hedhur në rrugë edhe telefonin shqiptarit që të mos kërkonte ndihmë.

59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre pritet te ngrihen akuza zyrtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit