Masakër në Meksikë/ 10 të vdekur dhe pesë të plagosur pas të shtënave në një lokal

Masakër në Meksikë/ 10 të vdekur dhe…

Dhjetë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë në një bar në Meksikë. Ngjarja e rëndë ndodhi në në orët e vona të së dielës ku një grup burrash të armatosur pushtuan dhe filluan të qëllonin klientët dhe punëtorët në lokalin, në rrugën që lidh qytetet Celaya dhe Queretaro, në shtetin e Guanajuato. 

Tetë persona, dy gra dhe gjashtë burra, u vranë në vend, shtatë të tjerë u plagosën. Autoriteti komunal i Apaceo el Grande njoftoi disa orë më vonë se dy nga të plagosurit humbën jetën në një spital publik në Celaya. Bëhej fjalë për një 23-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

Pesë të plagosurit e tjerë janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Sipas një njoftimi për shtyp, qeveria e shtetit në Guanajuato po punon me prokurorinë për të identifikuar dhe arrestuar autorët e masakrës, ndërsa është në kontakt me familjet e viktimave.

Guanajuato, një shtet industrial me një ekonomi në lulëzim, është ndër vendet që përballen me probleme të theksuara përsa i përket krimit, për shkak të përplasjes midis dy karteleve të drogës, bandave të Santa Rosa de Lima dhe Brezi i Ri i Jalisco. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit