Masakër në SHBA/ Menaxheri i Walmart vret 10 persona dhe më pas veten

Masakër në SHBA/ Menaxheri i Walmart vret…

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Virxhinia të SHBA-së.

Menaxheri i dyqanit Walmart ka qëlluar me armë zjarri brenda në ambjentet e dyqanit, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe shumë të plagosur.

BBC raporton se policia ka shkuar në vendngjarje në orën 22:12. Kur oficerët hynë në dyqan, ata gjetën disa të vdekur dhe të plagosur, sipas zëdhënësit lokal të AT Leo Kozinski.

Dyshohet se autori është menaxheri i dyqanit ai i cili hapi zjarr, e më pas u vetëvra.

Deri më tani ka pak detaje, por një oficer policie foli për “më pak se 10” të vrarë dhe shumë të plagosur. Asnjë motiv nuk ka dalë ende në qytetin e bregut lindor të SHBA.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit