Masakër në Surrel! Helmohen qenushët e pafajshëm për Giro d’Italia

Masakër në Surrel! Helmohen qenushët e pafajshëm…

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Surrel, ku 16 qen janë helmuar në mënyrë barbare. Më tragjikja është se 12 prej tyre ishin këlyshë vetëm 2 muajsh, të cilët ishin nën kujdesin e një familjeje vullnetare që kujdesej për ta në terren. Ky denoncim i rëndë është bërë nga aktivisti Renaldo Morava.

Masakra vjen vetëm pak ditë pas helmimit të 8 këlyshëve 4-muaj në Lungomare të Vlorës, duke treguar se dhuna ndaj kafshëve është kthyer në një fenomen të frikshëm e të pandalshëm në prag të Giro d’Italia.

Sipas raportimeve nga vullnetarët, qentë po zhduken sistematikisht në të gjitha zonat ku do të kalojnë ekipet e Giro d’Italia. Në lagjen e Freskut deri tek zona e Thesarit janë zhdukur 9 qen brenda një nate, ndërsa autoritetet heshtin.

“Është e kotë të qajmë tani, kur zëri i paralajmërimit ra në vesh të shurdhër,” shprehen vullnetarët me revoltë. Ata kërkojnë që organizatorët e Giro d’Italia të informohen menjëherë për krimet që po ndodhin në emër të ‘pastërtisë vizuale’ për eventin.

Kërkohet reagim urgjent nga autoritetet dhe ndëshkim i autorëve të këtyre veprimeve çnjerëzore, për të ndalur një herë e përgjithmonë këtë seri helmimesh që po lë pasoja të rënda në komunitetet lokale dhe tek ata që japin gjithçka për mbrojtjen e kafshëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit