Masakra e Dan Hutrës, avokati: Të kthehet dënimi me vdekje, kush vret të vritet

Masakra e Dan Hutrës, avokati: Të kthehet…

Gjykata e Tiranës nuk ka vendosur ende mbi dënimin që do të marrë Dan Hutra. 40-vjeçari vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, teksa kërkoi të vras dhe një tjetër person. Gjatë seancës së parë, togat e zeza i kujtuan se mund të dënohej me burgim të përjetshëm, por për Hutrën dënimi maksimal nuk përbënte problem. Ai nuk ka shfaqur pendesë në gjykatë duke deklaruar se mirëpret çdo vendim.

Gjatë këtyre ditëve është diskutuar për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Ky dënim u shfuqizua pas rënies së diktaturës në vendin tonë dhe pasi Partia Komuniste humbi çdo pushtet. Të parët kanq qenë familjarët e viktimave që kërkuan dënimin me vdekje të Hutrës, pasi çdo dënim tjetër për të do të ishte “një nder” që mund t’i bëhej nga drejtësia.

Të njejtin dënim ka kërkuar dhe një prej avokatve në Shqipëri. Avokati Ndue Pjetra ka kërkuar që në Shqipëri të rikthehet dënimi me vdekje, pasi masakra të tilla nuk meritojnë dënim tjetër. Avokati sygjeron që ky vendim të merret edhe me pëlqimin e shqiptarve, nëpërmjet një referendumi.

Jam për dënimin me vdekje, ai që vret të vritet. Ai që del prej burgu, del e vret prapë. Të bëhet një referendum në Shqipëri. T’i themi shqiptarëve, a jeni pro kthimit të dënimit me vdekje. Kur i dënuari del nga burgu, për vepra të tilla penale, duhet të mbahen në mbikëqyrje, për mua drejtori i policisë pas këtyre vrasjeve, nuk mundet të jetë më as polic. Pra jemi katastrofë. Klienti im më ka thënë e Dan Hutra e ka paralajmëruar masakrën. Dhe vëllai i familjes Kurti ka paralajmëruar masakrën. Ai ka thënë; veç mos dalsha nga burgu.”, tha avokati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit