Masakra e Klosit, bëhet ekspertiza e telefonave të vajzës së autorit dhe dy djemve

Masakra e Klosit, bëhet ekspertiza e telefonave…

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ku mbetën të vdekur 3 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Fiqiri Mjeshtri nuk e pranonte lidhjen mes Kenado Shira 17 vjeç dhe vajzës së tij. Mediat raportojnë se ky i fundit shkoi për t’u sqaruar së bashku me vëllezërit e tij me familjen e djalit në një lokal.

Mësohet se Prokuroria ka marrë për ekspertizë celularët e viktimës Kenado Shira dhe të të plagosurit Renato Hasula dhe telefonin e vajzës së autorit.

Xhaxhai i vajzës është shprehur se dy kushërinjtë kanë shantazhuar se do ti publikonin foto intime mbesës së tij. Prokuroria kërkon të verifikojë nëse këto dëshmi janë apo jo të vërteta.

Mësohet se mesazhet janë fshirë nga rrjetet sociale, por mbetet për t’u parë nëse ekspertët do të kenë mundësi t’i rikthejnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit