Masakra e Klosit/ Klodiana Lala: Rrjetet sociale, po vrasin, eksperti: Situata e rënduar

Masakra e Klosit/ Klodiana Lala: Rrjetet sociale,…

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar masakrën e Klosit, duke deklaruar se është një ngjarje shumë e rëndë.

Sipas gazetares, kujdesi duhet të nisë nga familja duke qenë se, në ngjarje ka qenë e përfshirë një vajzë 17 vjeçare.

Gazetarja shprehet se duket se rrjetet sociale po vrasin.

I ftuar në emisionin në Shënjestër, gazetari Xhevahir Zhabina, është shprehur se ngjarja nuk mund të parandalohej.

Thelbi dhe arsyet që ka ndodhur kjo ngjarja. Është nga ato vrasja që është e vështirë që mund të parandalohet pasi konflikti ka qenë aty për aty dhe ligji e ka të pamundur të reagojë në atë lloj konflikti.

Është e pamundur që autoritetet të shmangnin një ngajrje të tillë. Por mund të bëhet akoma më shumë duke marrë më shumë informacion. Është një ngjarje që nuk mund të parandalohej” ka thënë Zhabina.

Ndërsa eksperti Fatjon Softa, ka deklaruar se konfliktet në Shqipëri përfundojnë në armë.

Sipas ekspertit arma çon në prodhimin e situatave kriminale si hakmarrja. Ndër të tjera shton se situata në Shqipëri është e rënduar.

Fatekqësisht konfliktet në Shqipëri përfundojnë me armë. Arma të merr jetën dhe do kthehet dhe do bëhet një hasmëri. Është një gropë që do thithë.

Arma nuk është një lodër, prodhon situatë kriminale, si hakmarrja dhe të vijë për gjëra banale që përfundojnë me armë. Situata është e rënduar në Shqipëri”, shprehet Fatjon Softa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit