Masakra e Velipojës/ Nëna e vëllezërve të vrarë: Djali i vogël ishte gjallë

Masakra e Velipojës/ Nëna e vëllezërve të vrarë:…

Prindërit e dy vëllezërve Gocaj, të cilët mbetën të vrarë në qershor të viti 2021 në Velipojë kanë  treguar më shumë detaje të asaj nate tragjike që u mori dy djemtë. Kujtojmë se sherri filloi për shezlongët e vendosura në vijën bregdetare në Velipojë. Më pas palët u përplasën fizikisht dhe më pas Xhovani dhe Edmon Gocaj u qëlluan me armë.

Në një deklaratë televizive, Angjelina Gocaj dhe bashkëshorti i saj tregojnë momentet kur kanë gjetur të dy djemtë e shtrirë në oborr. Ajo thotë se djali i vogël ishte ende gjall. Ndërsa pak metra më tutje, ishte djali i madh  i mbuluar nga gjaku, i cili kishte humbur jetën në vend. Ajo tha se edhe një nga autorët ishte ende i gjallë dhe po i jepej ndihma nga infermieria, por humbi jetën pak më vonë.

“Po, qëndruam me djemtë te shkallët jashtë edhe asnjë gjë nuk më shprehën. Pastaj jam ulur për të pushuar te dhoma. Pastaj kam dëgjuar krismat. Kam dalë te dera, kam dalë vrap, kam gjetur Xhovanin shtrirë. Kam dalë me vrap duke bërtitur, kam gjetur Xhovanin shtrirë gjallë. E kam gjetur poshtë shkallëve. E kam prekur me dorë, më ka shtrënguar dorën. Ishte gjallë, jepte shenja jete. Kam shkuar aty te ajo pema kam gjetur Kujtimin Verracaku. Kam gjetur infermieren edhe të shoqen duke i dhënë ndihmën e shpejtë, se di ishte gjallë apo jo, vetëm i thoshte të lutem ma shpëto burrin. Xhovani ka qenë gjallë aty dhe i shtrirë”, ka treguar nëna.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit