Masakra në Don Bosko/ Murati u ndihmua nga Reçi dhe Dokle për t'u larguar

Masakra në Don Bosko/ Murati u ndihmua…

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi katër ditë më parë në Don Bosko. Sipas informacioneve, hetuesit janë përqendruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë.  Ndërsa bëhet me dije se janë shoqëruar në komisariat disa persona, për të dëshmuar rreth asaj çka panë atë natë. Dëshmitarët kryesisht kanë thënë se gjithçka ndodhi shumë shpejtë, panë vetëm makinën me xhama të errët që u largua me shpejtësi skëterrë.

Ndërsa të plagosurit nga kanë deklaruar se nuk kanë arritur të shikojnë autorët. Pasi kanë qenë të maskuar shumë mirë dhe dëshmitarët nuk u kanë parë fytyrat.

Ndërkoha mësohet se, në momentin që kanë qëlluar drejt fasadës së lokalit, në këmbë ka qenë 58-vjeçarja Mimoza Paja, e cila po shërbente, çfarë ka rezultuar fatale për jetën e saj. Ndërsa pjesa tjetër e klientëve kanë qenë të ulur, dhe disa të tjerë fatmirësisht kanë qenë nën= atë pjesë lokali ku plumbat nuk kanë kapur fare.

Kujtojmë se, një ditë më parë u gjet në Bubq, një mjet tip ‘BMW’ i shkrumbuar me tri automatikë në brendësi të tij që i përkiste autorëve u lokalizua nga Policia. Makina u gjet 40 kilometra nga lokali i Fatjon Muratit, ku autorët e dogjën makinën në zonën e Ishmit, përkatësisht  te “Ura e Sulë Meres”.

Ndërsa vetë Fatjon Murati nuk ndodhej fare në lokal, pro mësohet se ai ka kaluar kufirin ditën e dielë përmes Morinës. Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Muratit Gentian Reçi dhe Endrit Dokle, të cilët sipas hetuesve mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur  drejt Maqedonisë e ndërsa Murati drejt Turqisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit