Masakra në “Don Bosko”/ Ngjarja zgjati 23 sekonda, kanë marrë pjesë të paktën 5 persona

Masakra në “Don Bosko”/ Ngjarja zgjati 23…

Për masakrën e kryer në Don Bosko, kanë marrë pjesë të paktën 5 persona. Detaje të reja kanë dalë këtë të martë lidhur me këtë masakër.

Mësohet se dy persona kanë pasur rolin e vëzhguesit.  Ata kanë lëvizur me motorr, një ditë para ngjarjes e deri pak minuta para kryerjes së atentatit.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, është afruar automjeti tip BMW, ku dy persona kanë dalë dhe kanë qëlluar, ndërsa shoferi ka qëndruar brenda.

I gjithë momenti i atentatit ka zgjatur jo më shumë se 23 sekonda.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi, duke ndjekur itinerarin nga Spitali i Traumës, në drejtim të autostradës, e më pas në fshatin Likmetaj, ku edhe kanë djegur automjetin, bashkë me tre armët.

Aty janë pritur nga një tjetër automjet dhe janë larguar. Ka dyshime të forta se armët që u gjetën në automjetin e djegur në Likmetaj, të jenë përdorur në të paktën dy ngjarje të tjera kriminale.

Nga gjuajtja me armë zjarri në një lokal në Don Bosko mbeti viktimë një grua, e cila ishte banakiere ne një lokal, ndërsa u plagosën edhe tre persona të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit