Masakra në "Don Bosko",zbulohen lëvizjet e një prej autorëve

Masakra në “Don Bosko”,zbulohen lëvizjet e një…

Një nga personat e dyshuar për masakrën e Don Boskos, ku nga sulmi me armë në lokalin e Fatjon Muratit mbeti e vrarë banakierja, Mimoza Paja, ka udhëtuar një javë përpara krimit, nga Gjermania në Prishtinë dhe ka hyrë në vendin tonë, në fundjavë duke mos u regjistruar të TIMS.

Dyshohet se personi i dyshuar me rekorde të theksuara kriminale e ka bërë këtë lëvizje me qëllim për të fshehur gjurmët dhe përfshirjen në ngjarjen e rëndë.


Sipas policisë, janë siguruar të dhëna në rrugë konfidenciale, që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve të mundshëm të ngjarjeve.
Grupi i hetimit është fokusuar tek dy emra konkretë, njëri prej të cilëve i ka mbijetuar më herët një atentati, ndërsa tjetri është personazh jo shumë i njohur, por dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje për motive hakmarrje.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e të dielës së 12 marsit, kur dy persona të armatosur me kallashnikov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fatjon Muratit në rrugën Anastas Shundi. Nga breshëria e armëve humbi jetën banakierja Mimoza Paja, mbeti e lënduar mbesa e saj 10-vjeçare, u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit