Masakra në Itali, Tefta Malaj rrëfehet nga spitali: Taulanti ishte agresiv, s'më linte të dilja as për kafe

Masakra në Itali, Tefta Malaj rrëfehet nga…

Janë zbardhur të tjera detaje nga dëshmia e Tefta Malajt, 39-vjeçares shqiptare e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, Taulant Malaj.

Tefta mori plagë të shumta dhe që prej asaj nate ndodhet e shtruar në spital, ku dhe u mor në pyetje nga hetuesit italianë. Sipas asaj që shkruan ANSA, ajo u ka treguar atyre se bashkëshorti ishte shumë posesiv dhe se ishte aq xheloz sa ia kishte ndaluar të kishte kontakte me njerëz të tjerë, apo të dilte nga shtëpia për të pirë një kafe me shoqet.

 Vitin e fundit, sjellja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë, për lidhjen jashtëmartesore që ai dyshonte se gruaja kishte me 51-vjeçarin Massimo De Santis. Një lidhje që gruaja e ka mohuar në mënyrë kategorike, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një miqësi të thjeshtë.

Sa i përket armës së krimit, Tefta mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpi atë thikë, e gjatë 18 centimetra, e që me gjasë 45-vjeçari e kishte siguruar kohë më parë. Tefta konfirmoi gjithashtu të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë dhe plagosjes së saj, e cila është shfaqur edhe në videot e regjistruara nga kamerat e vendosura në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ndodhi fundjavën që lamë pas në apartamentin ku jetonte familja shqiptare në Torremaggiore të Foggia-s, në Itali. 45-vjeçari vrau fqinjin e tij italian Massimo De Santis dhe vajzën e tij 16-vjeçare, duke i goditur barbarisht me thikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit