Masakra në Klos, autori ishte kthyer nga emigracioni pasi e bija i tregoi për ngacmimin

Masakra në Klos, autori ishte kthyer nga…

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ku mbetën të vdekur 3 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Fiqiri Mjeshtri nuk e pranonte lidhjen mes Kenado Shira 17 vjeç dhe vajzës së tij. Mediat raportojnë se ky i fundit shkoi për t’u sqaruar së bashku me vëllezërit e tij me familjen e djalit në një lokal.

Mësohet se vajza e tij pas disa muajsh ngacmime në internet ka lajmëruar familjen. Menjëherë i ati është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar sqarim me dy djemtë Kenado Shirën dhe Renato Hasulën kushërinj mes tyre.

Pas takimit në lokal ka nisut një konflikt i cili çoi në vrasjen e 17-vjeçarit dhe babait të tij Ilir Shira dhe u pasua me vetëvrasjen e Fiqirit Mjeshtrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit