Masakra në Laç, sherri  nisi pas një prekje të pasqyrave anësore të makinave  

Masakra në Laç, sherri  nisi pas një…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja e armatosur e ndodhur një ditë më parë në Laç. Personi i arrestuar, Klevis Ndreca, 28 vjeç, ndodhej në një makinë me Amarildo Ndojn, 26 vjeç. Ndërkohë, në një tjetër automjet ndodheshin Daniel Gjeloshi, Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitri që shihni dhe në foton më lartë, përkatësisht 26 dhe 24 vjeç.

Shkak i konfliktit ka qenë një incident i vogël gjatë qarkullimit, kur makinat e tyre janë përplasur lehtë, duke prekur pasqyrat anësore. Pas një debati verbal, të rinjtë janë dakorduar të ndalen pak më përpara në rrugë për të sqaruar situatën. Vetëm pesë minuta pas përplasjes fillestare, përplasja verbale ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sapo kanë ndaluar makinat dhe kanë zbritur, të gjithë janë afruar në këmbë. Në këtë moment, Klevis Ndreca ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë, duke shkëmbyer zjarr me Daniel Gjeloshin. Ndreca ka qëlluar në drejtim të tre të rinjve në makinën tjetër, duke i plagosur të gjithë. Njëri prej tyre, Gerald Bitri, ka ndërruar jetë në spital. Nga plumbat është plagosur aksidentalisht edhe shoku i Ndrecës, Amarildo Ndoj, si dhe një shitëse ambulante që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Daniel Gjeloshi është kundërpërgjigjur gjithashtu me armë zjarri, por pa shkaktuar plagosje. Arma e tij u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes dhe rezulton se i përkiste vetë Gjeloshit.

Pas të shtënave, Klevis Ndreca është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit