“Krimi i organizuar, problemi më madhor për vendin”, mediat gjermane komentojnë masakrën në Tiranë

“Krimi i organizuar, problemi më madhor për…

Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore.

Masakra e ndodhur në një lokal në Tiranë është komentuar edhe në mediat ndërkombëtarë.

Rrjeti i njohur gjerman, TAG24 shkruan se në Tiranë u sulmua me armë zjarri një lokal.

Një person humbi jetën dhe 6 u plagosën, ndërkohë që objektiv i sulmit ishte një personazh i krimit të organizuar.

 “Persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan një kafene në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një 60-vjeçare, e cila shërbente si banakiere. Pesë burra dhe mbesa 10-vjeçare e banakieres së vdekur, u plagosën.

Kafeneja është në pronësi të një sipërmarrësi që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar. Sipas policisë, sulmi mësohet se është drejtuar ndaj tij. Megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit.

Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri,” shkruan portali gjerman.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit