Masakra në Paskuqan/ Flet Elena Hysa: Donte të vriste djalin, mua më ka qëlluar me thikë në faqe

Masakra në Paskuqan/ Flet Elena Hysa: Donte…

Elena Hysa, e mbijetuara e masakrës së 1 marsit në Paskuqan, ka rrëfyer marrëdhënien që ka pasur me Dan Hutrën. Ajo tregon se Dan Hutren nuk e njihte më parë dhe se ndarjen nga ai e ka kërkuar në momentin që gjatë denoncimit për dhunë në polici, efektivët i kanë treguar krimin ndaj ish-gruas në Kukës, në vitin 2007. Elena tregon se ka pasur një martesë të vështirë, e shoqëruar me dhunë dhe presion psikologjik.

Dan Hutra nuk i kishte treguar për të kaluarën e tij të errët dhe se në momentin që Elena mësoi mbi të dhe i kërkoi divorcin, ai është sjell edhe në mënyrë më të dhunshme. Ajo ka rrëfen për emisionin “Me Zemër të Hapur” momentin e frikshëm të ngjarjes duke shpjeguar të gjitha lëvizjet që Dan Hutra kreu në familjen e tyre.

Erdhi pa u ndjerë, nuk bëri zhurmë. Në fillim goditi motrën, ishin në oborr, unë isha brenda me djalin. Më drejtoi armën dhe mua, doli mami para meje për të më mbrojtur. Unë i dola para dhe doja të mbroja mamin. Ka dashur të qëlloj dhe djalin me armë, e kam shpëtuar duke e futur në shtëpi. Djali shpëtoi fal Zotit. Mua më ka qëlluar me thikë në faqe sa ka hyrë brenda. Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment. Ai është maniak, do të thotë që s’don t’ja di për askënd. Në marrëdhëniet seksuale edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis”– ka thënë Elena Hysa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit