Masakra në Tiranë/ Qytetari në Fier proteston: Ku është burrëria kur ti vret një nënë?

Masakra në Tiranë/ Qytetari në Fier proteston:…

Vrasja e trefishtë  e grave ditën e djeshme në Tiranë ka tronditur të gjithë vendin. Por, reagimet kanë mbetur vetëm në rrjetet sociale. Ndërsa ditën e sotme një 46- vjeçar nga Fieri, Edmond Hoxha të dalë i vetëm në protestë.

Me një pankartë në dorë, ka dalë në qendër të Fierit në forme proteste për këtë krim, që u mori jetën 3 grave dhe në gjendje të rëndë 3 të tjera.

Ku është burrëria kur t’i vret një vajzë, motër, nënë” shkruhet në pankartën e tij. Tepër i prekur Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë, por dhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

Ai ka treguar se ka një djalë 20-vjeç dhe ndihet shumë i pasigurtë për të ardhmen e tij në Shqipëri. Ndërsa tregoi se ai i mëson djalit vlerën e femrave, dhe sjelljen që të bënë vërtet burrë. 46-vjeçari u shpreh i keqardhur që më shumë qytetarë nuk kishin dalë në protestë për këtë ngjarje të rëndë dhe të kërkonin drejtësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit