Masakrat në Serbi/ Vuçiç: Kërkova rikthimin e dënimit me vdekje

Masakrat në Serbi/ Vuçiç: Kërkova rikthimin e…

Në më pak se 48 orë, Serbia përjetoi dy vrasje tepër të rënda, e të ndodhura rrallë në shtetin fqinj. Ditën e mërkurën u vranë tetë nxënës dhe një roje në një shkollë në afërsi të Beogradit dhe e dyta gjatë mbrëmjes së kaluar, ku mbetën të vdekur tetë persona në Mlladenovac. Presidenti Vuçiç nuk i gjeti fjalët për të argumentuar ngjarjet e as për të ngushëlluar familjet.

Territori i Serbisë u vendos në shtet-rrethim dhe çdo banesë e dyshuar ka nisur të kontrollohet për armë të paligjshme. Në gjendje të traumatizuar për jetën e qytetarëve të tij, Vuçiç arriti deri në pikën finale ku kërkoi riktimin e dënimit me vdekje nga qeveria.

Në mëngjes i propozova Ana Brnabiqit të sjell ligjin e dënimit me vdekje, por qeveria refuzoi shkaku i disa konventave ndërkombëtare. Në periudhën e ardhshme do të punësojmë policë të rinj, do të angazhojmë 1000 policë nëpër shkolla, derisa brenda një viti të arrijmë nivelin që dëshirojmë nëpër shkolla”, tha Vuçiç.

Rikthimi i dënimit me vdekje është diskutuar disa herë edhe në Shqipëri për vrasje të rënda. Dënim me vdekje u kërkua nga qytetarët për masakrën e Selenicës ku Ritvan Zykaj vrau 8 anëtarët e familjes së tij. Dënim me vdekje u kërkua edhe për Dan Hutrën që vrau tre gra, plagosi tre të tjera dhe kishte shënjestër një tjetër person.

Mirëpo ky ligj i shfuqizuar pas rënies së komunizmit është e vështirë ë rikthehet përshak të disa konventave ndërkombëtare që Shqipëia dhe një pjesë e mirë e vendeve në Europë kanë pranuar dhe kanë nënshkruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit