Masakroi ish të dashurën për tradhëti, pas 8 vitesh në spital humb jetën shqiptari

Masakroi ish të dashurën për tradhëti, pas…

Nuk e pranoi dot “tradhtinë” e gruas me të cilën kishte qenë i lidhur.

Për të marrë hak, pastiçieri shqiptar Dritan Demiraj, kishte zbatuar një plan djallëzor, që kulmoi me një vrasje të dyfishtë: atë të Silvio Mannina, (partneri i ish të dashurës) të cilin e kishte torturuar dhe vrarë mbrëmjen e 28 shkurtit 2014, pasi e joshi në një kurth në Rimini dhe atë të ish-partneres së tij Lidia Nusdorfi, masakruar të nesërmen me 11 plagë me thikë në nënkalimin e stacionit Mozzate, në zonën e Como.

Mediet italiane bëjnë me dije se 10 vjet pas krimit të tmerrshëm Demiraj ka ndërruar jetë në shtratin e një spitali.

Ai kishte përfunduar atje tetë vjet më parë, pasi ishte goditur me grushte dhe shkelma nga një ish-boksier rumun, në korridoret e burgut dhe që atëherë nuk ishte larguar kurrë nga spitali, duke mbetur i gozhduar në shtrat, me një deficit të fortë në kujtesë dhe për shkak të dëmtimit të pakthyeshëm të trurit.

Për shkak të kushteve të tij klinike, vrasësi ishte shpallur “i paaftë për të kuptuar dhe vullnetin e Gjykatës” dhe në 2017 ai u lirua zyrtarisht.

Për familjarët e Demirajt, i cili mbrohej nga avokati Massimiliano Orrù, tashmë mund të hapet rruga për një kërkesë të mundshme për dëmshpërblim për rrahjen që pësoi në burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit