Masakroi me thikë 47-vjeçaren, arrestohet një 43-vjeçar si autori i dyshuar i ngjarjes

Masakroi me thikë 47-vjeçaren, arrestohet një 43-vjeçar…

Policia italiane ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 47-vjeçares shqiptare Luljeta Heshta.

Mësohet se bëhet fjalë për një 43-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është zbuluar akoma.

Mbrëmjen e djeshme Heshta u vra me thikë, pasi ishte goditur 5 herë.

Ngjarja ndodhi në San Giuliano Milanese në periferi të Milanos.

Pas marrjes në pyetje të disa personave, policia italiane ka mbajtur në qeli 43-vjeçarin pasi dyshohet si autori i ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja: 

Luljeta Heshta është goditur 5 herë me thikë nga një person, i cili fillimisht e ka thirrur, ndërsa më pas e ka ndjekur nga mbrapa dhe e ka kapur, ku e ka tërhequr zvarrë dhe e ka qëlluar për vdekje.

Disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Prej 10 vitesh Luljeta Heshta banonte në Itali dhe ishte mjaft e njohur në zonën ku ajo ushtronte prostitucionin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit