Masakroi nënën me thikë, 62-vjeçari nga Lezha do shtrohet në spitalin psikiatrik

Masakroi nënën me thikë, 62-vjeçari nga Lezha…

Arsen Dani, i cili të hënën masakroi me thikë nënën e tij Gjylie Dani do të qëndrojë në burg pa afat, e po ashtu do të shtrohet në një spital psikiatrik.

Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës dhe referuar gjendjes së shëndetit mendor te 62-vjeçarit, pasi vlerësimit të rastit, prokurori Francesk Ganaj kërkoi që ai të shtrohet në spital, kërkesë që u pranua dhe nga gjyqtari Lirim Bullica.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e së hënës, 13 maj, brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati ku jetonin nëna 88-vjeçare bashkë me djalin me probleme të shëndetit mendor.

Ish-arsimtarja Gjylije Dani, u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj 62-vjeçar Arsen Dani.

Ishin fqinjët ata që u alarmuan policinë pas të bërtiturave që vinin nga apartamenti i familjes Dani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit