Masat e reja të lëvizjes/ Ja çfarë ndodh nga e Hëna

Masat e reja të lëvizjes/ Ja çfarë…

Nga dita e Hënë e javës së ardhshme, pritet një lehtësim në lëvizje i masave kufizuese të marra, sipas autoriteteve, me qëllim parandalim e përhapjes së virusit COVID-19.

Mësohet se nga dita e Hënë, nga ora 5 e mëngjesit deri në 5 e gjysmë pasdite, do lejohet dalja pa qenë i nevojshëm autorizimi, siç ndodh aktualisht. Po ashtu, gjatë këtij orari do lejohet dalja e një personi të shoqëruar nga dy të tjerë, por me kusht që të jenë familjarë.

Pas orës 17:30, do mbyllet lëvizja, siç ndodh aktualisht, me përjashtim të kategorive të personave që punojnë dhe u lejohet lëvizja.

Javën tjetër, po ashtu do të lejohen të rihapen pas një ndërprerje të gjatë të gjitha parukeritë në vend, berberanat, klinikat dentare dhe dyqanet në Qendra Tregtare me protokolle strikte sigurie.

Po kështu, nga e hëna do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05:00-17:30.

Të riatdhesuarit, nga java e ardhshme, do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. /Boldnews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit