Masat kufizuese dhe zgjedhjet/ Gjakosen protestuesit në Beograd dhe futen në parlament

Masat kufizuese dhe zgjedhjet/ Gjakosen protestuesit në…

Në fillim, protestat nisën të qeta, pasi Vuçiç lajmëroi masa të reja kufizuese, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shendetësore nga Covid-19. Më pas, pati shpërthim dhune, dhe disa persona arritën të hynin në Parlament.

Mijëra veta u hodhën dje në mbrëmje në rrugë në Beograd pas njoftimit të presidentit serb për rivendosjen e masës së ndalimit të lëvizjes gjatë fundjavës në kryeqytet.

Pamjet ishin tronditëse pasi shiheshin shumë qytetarë të gjakosur nga përleshja me policinë. Dje, Serbia shënoi numrin më të lartë të vdekjeve të konfirmuara në një ditë nga koronavirusi.

Policia hodhi gaz lotsjellës mbi protestuesit e mbledhur para ndërtesës së parlamentit serb. Disa protestues arritën të hyjnë brenda ndërtesës por u nxorën jashtë nga njësitë e policisë.

Më herët presidenti serb Aleksandar Vuçiç, e cilësoi situatën në kryeqytetin serb “alarmante” dhe “kritike”, pasi spitalet janë tejmbushur.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi për 13 të vdekur dhe 299 raste të reja të të infektuarve me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit.

Pas heqjes së masave kufizuese ndeshjet e futbollit dhe tenisit u luajtën me tifozë. Po ashtu vendi mbajti edhe zgjedhje parlamentare në 21 qershor, me gjithë paralajmërimet e ekspertëve se mbledhjet masive pa distancim fizik mund të çonin në një valë të re infektimesh.

Presidenti tha se qeveria do të ndalojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 18 e së premtes deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Ai tha po ashtu se nuk do të lejohen tubime më me shumë se pesë veta së bashku.

Kundërshtarët thanë se qytetarët nuk duhet të paguajnë çmimin e një mbylljeje të sërishme.

Në muajin mars Serbia ishte ndër vendet më masat më të ashpra kufizuese në përpjekje për të penguar përhapjen e infektimeve. Por në muajin maj ajo u rihap edhe për shkak të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Partitë opozitare, një pjesë e të cilave bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit, kritikuan presidentin serb se po e përdorë mbylljen për të forcuar atë që ata e quajnë sundim autokratik.

Një nga arsyet e protesës janë pikërisht votimet farsë, ku nuk pati mundësi zgjedhjeje.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit