Masat kufizuese për udhëtimet drejt Italisë, kërkohet rishikimi i vendimit nga pala shqiptare

Masat kufizuese për udhëtimet drejt Italisë, kërkohet…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka diskutuar me homologun e saj italian, Roberto Speranza, lidhur me rishikimin e vendimit per levizjen e lire te qytetareve shqiptare në shtetin italian. 

Gjatë takimit ndërmjet dy delegacioneve, Ministrja Manastirliu i ka kërkuar homologut italian, mundësinë e rishikimit të vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në Itali, nisur nga përmirësimi i situatës së Covid-19 në Shqipëri, krahasuar me disa javë më parë.

Ministri Roberto Speranza u angazhua për të konsideruar rishikimin e këtij vendimi.

“Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”, tha Speranza.

Në një deklaratë për mediat, Manastirliu tha se ka marrë garanci nga ministri Speranca se vendimi i shtetit italian do të vlerësohet sipas periodicitetit bazuar në situatën e pandemisë.

“I kam kërkuar ministrit Speranca për të vlerësuar vendimin në bazë të situatës për udhëtimet e shqiptarëve në Itali e do vlerësohet ky vendim sipas periodicitetit bazuar në situatën epidemiologjike. Ajo që duhet vijuar është vaksinimi vaksinimi”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se që prej datës 26 tetor 2021 qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.

Si rrjedhojë, shtetasit nga:
– Shqipëria
– Maqedonia e Veriut
– Serbia
– Mali i Zi
– Bosnje Hercegovina
– Libani
– Azerbajxhani
– Moldavia
– Brunei
– Armenia
mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:????
-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,
-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit