Masat kundër koronavirusit! Në këtë shtet, policia del kundër qeverisë

Masat kundër koronavirusit! Në këtë shtet, policia…

Pòlicia greke ka dalë me njoftim zyrtar thotë se do të distancohet nga ngjarjet e ditëve të fundit në sheshe dhe bregdete, duke deklaruar se, nuk ka punë të gjendet në sheshe dhe bregdete, as nuk dëshiron t’u imponojë grekëve masat e ekzagjeruara të ndalimit, në kuadër të kòronavirusit.

Sipas njoftimit, prezenca e pòlicisë krijon klimë pakënaqësie në popull dhe nuk është ky misioni i Pòlicisë, kundrejt nënshtetasish që nuk kanë asnjë predispozicion për të thyer ligjet e shtetit, por jo masa të përkohshme, që gjykohen si èkstreme dhe sureale.

Pòlicia nuk ka asnjë dëshirë dhe predispozicion të ndjekë dhe përndjekë qytetarë të qetë që dalin në sheshe apo në bregdet, sepse janë njerëz të lirë. Pòlicia nuk është dhe nuk funksionon për të ruajtur dhe gjurmuar veprimtarinë e individit në të përditshmen e tij, as nuk punon për të bërë disiplinuesin e zbatimit të masave të vírusit, ka deklaruar përfaqësuesi i Policisë Greke z.Theodoros Chronopoulos.

Roli i Pòlicisë nuk është ky, por është ruajtja e rendit dhe sigurisë. Dhe nuk mund të ndërhyjë teksa njerëzit po përpiqen të ruajnë dhe respektojnë masat, brenda mundësive.

Rritja e masave kundër kòronavirusit nuk do ta gjejë pòlicinë përkrah qeverisë dhe përballë qytetarëve të vendit. Vendi ku liritë e individit u vendosën mbi eshtra dhe muskuj, ku mori kuptim fjala liri dhe u mishërua tek krijesa e Perëndisë, tek njeriu. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit